Gossip Showbiz

Gerta Gixhari ka zbuluar detaje nga e shkuara e saj e vështirë! “Unë në atë moshë paguaja qiranë dhe…”

Ditën e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, një debat i ashpër ka shpërthyer mes gazetares Gerta Gixhari dhe këngëtares Rozana Radi.

E gjithë përplasja nisi gjatë një diskutimi të tensionuar, ku Rozana akuzoi Gertën për mungesë profesionalizmi dhe për faktin se ajo kishte marrë një pozicion pune që mund të ishte dhënë dikujt tjetër.

Gerta e kundërshtoi menjëherë akuzën, duke theksuar eksperiencën e saj të gjatë në fushën e gazetarisë.

Ajo tregoi për sakrificat dhe mundin që kishte kaluar për të arritur aty ku është sot. Gjatë debatit, Gerta i kujtoi Rozanës se kur ishte 22 vjeç, kishte pasur përgjegjësi të mëdha dhe punonte pa pushim për të mbajtur familjen, duke përfshirë edhe motrën e saj, Oltën.

Kur ti ishe 22 vjeç, ti ishe e rritur. Unë në atë moshë isha këtu, paguaja qiranë dhe punoja pa pushim

– theksonte Gerta, duke theksuar se karrierën e saj e ka ndërtuar vetë dhe nuk ka pasur asnjë ndihmë nga të tjerët.