Një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë natës, kur Gjesti dhe G Bani janë kapur duke fshehur ushqime, kafe dhe disa sende të tjera, ndërsa banorët ishin në gjumë. Pas këtij veprimi, tensionet kanë shpërthyer mes tyre dhe banorëve të tjerë gjatë ditës, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar.
Gerti është shprehur me zemërim, duke i akuzuar banorët për mungesë nderi dhe karakteri. Ai e ka quajtur sjelljen e tyre si një veprim të papranueshëm dhe ka thënë:
Burra pa nder, pa karaktere, pa familje. Ah, si s’e kam mundësinë ta shaj nga motra, a nga robët atë që ka bërë këtë punë, me gojën plot
Komentet e Gertit kanë ngjallur një reagim të menjëhershëm nga G Bani, i cili e ka sfiduar duke i thënë:
Çka the, për çka the tani?
Gerti, i irrituar, ka vazhduar me një tjetër akuzë ndaj G Banit, duke thënë:
Ta shaj njëherë atë që ka hequr kafen, ka hequr ilaçin
Në mes të këtij tensioni, G Bani ka ruajtur një qetësi të papritur dhe i është përgjigjur:
S’ke shanca ta bësh këtë
Pas kësaj, Danja është përpjekur të merrte informacion nga G Bani lidhur me ushqimet dhe sendet e fshehura, përfshirë kafen dhe ilaçin, por kjo ka nxitur një tjetër përplasje mes tyre. G Bani ka reaguar me nervozizëm dhe e ka sfiduar Danjan, duke thënë:
A të kam ndonjë gjë borxh unë ty?
Këto shkëmbime tensioni janë vazhduar, duke përshkallëzuar më tej debatet dhe përplasje mes banorëve, ndërkohë që Gjesti dhe G Bani janë dukur të përfshirë në një plan të fshehtë, i cili mund të sjellë penalizime për to.