Lifestyle

Gjenerata Z po refuzon të mësojë të ngasë makinën?

Gjithnjë e më pak adoleshentë po ulen në timon. Të dhënat nga Departamenti i Transportit në SHBA tregojnë një rënie prej 27% të 16-vjeçarëve me patentë nga viti 2000 deri në vitin 2022, çka tregon një ndryshim në mënyrën se si të rinjtë e shohin drejtimin e makinës. Disa faktorë po ndikojnë në këtë prirje.

Sondazhet tregojnë nivele të larta stresi lidhur me drejtimin, ndërsa kostot për mësimet, siguracionin dhe mbajtjen e një makine janë rritur ndjeshëm. Nga ana tjetër, Gjenerata Z ka më shumë alternativa në dispozicion, si shërbimet e transportit me aplikacione, biçikletat elektrike apo skuterat, duke e bërë më pak të nevojshme drejtimin e një makine.

Ngarja ndjeshëm nën kufirin e lejuar të shpejtësisë mund të rrisë gjasat për aksidente. Sipas Shoqatës Kombëtare të Automobilistëve, shoferët tepër të ngadaltë prishin rrjedhën e trafikut, krijojnë bllokime dhe nxisin drejtuesit e tjerë të marrin vendime të rrezikshme si ndërrime të papritura korsish ose parakalime të rrezikshme. Studimet kanë treguar se ngarja shumë e ngadaltë në autostrada dhe rrugë kryesore lidhet me një përqindje më të lartë përplasjeje nga mbrapa dhe me sjellje më agresive nga drejtuesit e tjerë.

Shoferët më të shpejtë detyrohen të frenojnë papritur, duke ulur kohën e reagimit dhe rritur mundësinë e manovrimeve të gabuara. Ekspertët e trafikut sqarojnë se edhe ngarja e shpejtë është e rrezikshme, por diferencat e shpejtësisë janë faktori kryesor i riskut. Kur një shofer lëviz shumë më ngadalë se pjesa tjetër e trafikut, ndërprerja që shkakton mund të jetë po aq fatale sa edhe ngarja e pamatur me shpejtësi të lartë.