Bota

Gjermani, 65.000 persona në koncertin kundër racizmit

Rreth 65 mijë persona morën pjesë në një koncert kundër racizmit në Chemnitz të Gjermanisë. Nën moton “ne jemi më shumë”, njerëzit u përpoqën të tregonin se qyteti sakson nuk është ai që u shfaq në lajme këto ditë, me trazirat dhe protestat e mëdha kundër emigranteve. Grupe të njohura muzikantësh vendas u ngjitën në skenë duke i përcjellë turmës një sinjal të qartë kundër ksenofobisë.