Shumë vende të Europës po përshpejtojnë Fazën 2 në vijim të lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Gjermania rihapi palestrat dhe njerëzit me maska, mbajnë rradhën për të hyrë. Me këtë vendim, Gjermania do të shërbejë si test për vendet e tjera që po bëhen gati të japin leje për rifillimin e aktiviteteve dytësore. Në Europë vazhdon në të tjera vende lehtësimi i masave të izolimit, me shpresën se kjo nuk do të çojë në një valë të dytë të infektimeve nga koronavirusi.