Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”, ku katër finalistët – Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako – po shijojnë momentet e fundit në shtëpi.
Gjatë ditës së enjte, një bisedë mes Gjestit dhe Rozana Radit ka tërhequr vëmendje, pasi këngëtari pejan foli për herë të parë më hapur për ish-partneren e tij, Xheneta Fetahu.
Në diskutimin e zhvilluar në ambientet e shtëpisë, Gjesti u shpreh qartë se nuk ka më asnjë lidhje me të dhe nuk dëshiron të ketë kontakt pas daljes nga programi.
As sytë nuk ka me mi pa. Hiç hiç
– tha ai me vendosmëri, ndërsa Rozana i kujtoi mundësinë që ajo mund të kërkojë kontakt.
Por Gjesti shtoi:
Nuk ka kërkim këtu, pikë kërkimi nuk ka. Nuk mundet me pas kërkim.
I pyetur nga Rozana për kohëzgjatjen e marrëdhënies me Xhenetën, ai tregoi:
Gati tre muaj. Edhe më vjen mirë shumë, faleminderit për çdo gjë që ka bërë. Ishalla ia çel rrugët Zoti. E ruajt Zoti. Ishalla është gjithë e lumtur. Nuk dua të kem punë me të.
Deklarata e tij erdhi vetëm pak ditë para shpalljes së fituesit të këtij edicioni, duke shtuar edhe më shumë intensitetin emocional në prag të finales.