Drama dhe tensionet në “Big Brother” janë përshkallëzuar pas një vendimi të papritur nga Gjesti, i cili gjatë një loje zgjodhi Rizartën si partnere për të ndarë shtratin.
Ky hap nuk u prit mirë nga Egli, e cila është e njohur për ndjenjat e saj ndaj Gjestit. E shqetësuar dhe e zhgënjyer, Egli reagoi me ironi, duke u përpjekur të fshehë ndjenjat e saj, por tensioni ishte i dukshëm. Ajo zgjodhi që të flinte në sauna pasi nuk mund të shihte banorin të flinte me një femër tjetër.
Ky moment shënon një tjetër ndodhi ku Egli ka shprehur hapur shqetësimet e saj për afrimitetin mes Gjestit dhe Rizartës, gjë që ajo mendon se ai e ka bërë me kast.
Ajo është ndjerë si e “tradhtuar” pasi e ka diskutuar më parë me Gjestin afrimitetin e Rizartës ndaj tij. Por gjithsesi, Gjesti, ka tentuar të bisedojë me të dhe t’i qëndrojë afër.
Publiku tani është në pritje të zhvillimeve të tjera të kësaj “telenovele” brenda shtëpisë së “Big Brother”.