Disa të rinj në Kosovë kanë krijuar një grup në Viber me emrin “Radari” dhe me rreth 15 mijë anëtarë të cilët përdorin kode të veçanta për ti shpëtuar radarit të policisë.
Përmes këtij grupi ata njoftojnë për vendet në të cilat ka radarë dhe patrrulla policie duke iu mundësuar të tjerëve t’i shpëtojnë ndëshkimit. Grupi u shftytëzua më së shumti gjatë pandemisë kur edhe kufizimet ishin më të rrepta. Anëtarët e grupit “Radari” tregonin me saktësi lokacionet ku policia stacionohej për kontrolle rutinore e në këtë mënyrë anëtarët e tjerë mesonin vendndodhjen.
Në korrik të vitit të kaluar, Policia e Kosovës arrestoi dy persona të cilët dyshoheshin se ishin themelues e këtij grupi i cili funksiononte në Viber dhe sfidonte policinë me zbulim të lokacioneve ku ishin ndalur për të gjobitur shoferët e padisiplinuar në trafik.