Psiliumi është e njohur për fibrat që ndihmojnë në rregullimin e tretjes, pastrimin e organizmit nga toksina, përshpejtimin e metabolizmit dhe humbjen e kilogramëve. Marrja e rregullt ka ndikim të mirë në rregullimin e jashtëqitjes, por mund të ndihmojë edhe te sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti. Psiliumi përftohet nga farat e bimës indiane (Plantago psyllium). Përmban sekrecione mukoze polisaharide, të cilat në vete lidhin ujin dhe kanë aftësinë e shtimit të vëllimit deri në 15 herë.
Nëse dëshironi që të shtoni marrjen e fibrave, psiliumi është burim i shkëlqyeshëm, sepse 100 gramë psilium ka 350 kalori. Nuk përmban as proteina as yndyra. Fibrat shkrirëse në kokërrzat e psiliumit mund të ndihmojnë në uljen e kolesterinës. Në sistemin e tretjes bymehet dhe nxit peristaltikën e zorrëve, që do të thotë zbrazjen. Ekziston mundësia që dieta e pasur me fibra ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
Për shkak të cilësisë që ka në grumbullimin e ujit psiliumi ndihmon që jashtëqitja të forcohet dhe të ngadalësojë kalimin nëpër traktin e tretjes. Fibrat shkrirëse në ushqim lidhen me sasinë e vogël të triglicerideve dhe në bazë të kësaj zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Si rezultat i bymimit, psiliumi mund të ndihmojë në ndjenjën e ngopjes dhe të nxisë personin që të hajë më pak ushqim.
Psiliumi ka rol të madh në përgatitjen e ushqimit. Pra, roli i amidonit në krepa dhe në simitet e ngjashme është dendësia e përbërjes dhe dhënia e vëllimit. Mund ta përziini në biskota të ndryshme për ëmbëlsira dhe në këtë mënyrë së paku pjesërisht të zëvendësoni miellin. Nuk ka kurrfarë shije specifike. Sasia në të cilën duhet të shtoni është rreth një deri në dy lugë.