Sot, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, nëprmjet një lidhjeje telefonike ishte psikologu Edmond Dragoti për të folur në lidhje me temën e ditës së sotme: “Gjuha e urrejtjes në median online”. Por cilat janë motivet që ngacmojnë gjuhën e urrejtjes sipas Edmond Dragodit? Ai shprehet se:
Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë. Këto janë faktorë individualë, ka dhe faktorë të përgjithshëm. Në çdo individ ekzisojnë si ndjenja, dashuria dhe urrjejta të cilat shfaqen në momente të caktuara. Në këtë kuptim, theksoj faktin që asnjëra nuk mund të ekzistojë pa tjetrën, por ajo që shfaqet apo shpreh sjelljen tonë përcaktohet nga ajo sa e duam jetën, sa pozitivë jemi apo jo. Rrjetet sociale vetë ofrojnë një mundësi për të shfaqur urrejtjen sesa ballë përballë sepse identiteti është i fshehur, përgjegjësia sociale është më e vogël ose nuk funksion fare dhe ka shumë mundësi që ngarkesën ta shfaqin në rrjetet sociale. Në këtë proces mungon komunikimi verbal: shkimi, shprehja e fytyrës, lëvizja e trupit, zëri, të cilat janë përcaktuese ndonjëherë në dhënien e mesazhit. Komunikimi joverbal mban 90% të komunikimit dhe online mund të shfaqin mesazhe të gabuara dhe joreale.
Cilat janë pasojat e përdorimi të kësaj gjuhe? Profesori tregon se:
Çdo lloj komunikimi ka individualitetin e personave përkatës. Secili ka mënyrën e vet të shprehet. Mundësia e keqkuptimit është shumë e madhe kur mungojnë emocionet si përballë. Shumë njerëz të ngarkuar emocionalisht kanë mundësinë t’i transferojnë emocionet e tyre dhe i shprehin në rrjetet sociale. Inati, zemërimi janë të pranishëm në jetën tonë dhe e rëndësishme është se sa jemi në gjendje t’i kontrollojmë. Këto kanë të bëjnë me kulturën, edukatën, arsimimin e njeriut. Varet sa të stresuar, agresiv, të depresionuar janë. Ka efekte të dyfishta jo vetem tek ai që i shfaq por edhe tek ai person që goditet nga mesazhe të tilla negative dhe kjo bën që urrejtja të marrë përmasa më të gjëra. Kjo krijon një klimë negative në jetën e secilit prej nesh. Ka individë që preken shumë dhe i marrin seriozisht dhe këtë ngarkesë emocionale që marrin nga një koment në rrjet e akumulojnë brenda vetes, shtohet dhe bëhet e rrezikshme për ne. Kjo bëhet me aktivitete pozitive, duke ndejtur me njerëz që transmetojnë energji pozitive dhe kjo mënyrë shkarkon pjesën negative të emocioneve.
Çfarë mendimi ka profesori për situatën e krijuar në “Big Brother”, ku çifti Donald dhe Beatrix u sulmua dhe pati reagime të shumëllojshme në rrjetet sociale? Ai rrëfen se:
Në fakt në veprimet e tyre nuk ka asnjë gjë jonormale ose amorale. Për opininon publik, ne në gjykimet tona jemi strikt ndaj sjelljeve të të tjerëve por jemi tolerant ndaj sjelljeve tona. Shprehje e paragjykime të mbartura që kemi nga kultura jonë e hershme, për veten e vet dikush do ta pranonte por e refuzon kur është rasti tek të tjerët. Kjo tendencë për të mbrojtur egon tonë dhe për ta larguar tek të tjerët, është një lloj paragjykimi prandaj mendojnë që ato sjellje janë anormale. Egoja që kërkojmë të kontrollojmë sjelljen e të tjerëve, ai që paragjykon veprimin në këtë rast kërkon të theksojë egon e vet dhe shpreh nevojën për të kontrolluar sjelljen e tjetrit. Kërkon t’i shikojë të tjerët siç do ai dhe jo siç janë në të vërtetë, ndërkohë që veten e vet e shikon në mënyrën më tolerante.