Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësi të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe. Lajmin e kë bërë të ditur Faton Limani, administrator pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Harvard.
Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi-Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele, njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

Së fundmi rikujtojmë se këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas. Ajo ka mbajtur edhe një fjalim rreth promovimit të gjuhës, kulturës dhe artit shqiptar. Dua ka publikuar disa foto në rrjetin e saj social Instagram ku shihet në prani të fëmijëve, duke mbajtur një fjalim e në një tjetër duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.