Aktualitet

Gjykata e Durrësit jep masat për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë!

Gjykata e Durrësit dha masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë, në një aksion të dy ditëve më parë në Gjirin e Lalzit.

Arrest me burg:

Voltan Xhani

Fatjon Qesja

Jugert Xhani

Oltion Hasani

Xhevdet Plaku (Kis)

Flobenc Meçja (Gega)

Detyrim paraqitje; ndalim dalje jashtë shteti:

Alfred Hasanaj

Të shtatë personat e arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “Enigma”, sot duhej të njiheshin me masën e sigurisë në Gjykatën e Durrësit. Të konsideruar persona me rrezikshmëri të lartë, ata u kapën nga policia teksa po drekonin në një restorant pranë Gjirit të Lalzit.

Në mesin e të arrestuarve është i shumëkërkuari Xhevdet Plaku, i arratisur nga burgu i Ancona-s në Itali në janar të këtij viti, teksa vuante dënimin për trafik droge në vendin fqinj. Gjashtë të tjerët janë Voltan e Jugert Xhani, Fatjon Qesja, Oltion Hasani, Alfred Hasanaj dhe Flobenc Meçja (Gega). Në gjykatë shkuan nën masa të rrepta sigurie. Në momentin e ndalimit, katër prej tyre ishin të armatosur.

Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. 43 vjecari akuzohet për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Të tjerë akuzohen për “Moskallëzimi krimi” e “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjatë operacionit policor u sekuestruan shuma parash, euro e sende të tjera.