Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër vendosi masën “Detyrim për paraqitje një herë në muaj” ndaj 8 banorëve të fshatit Rrjoll, të akuzuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, iu ndalohet të shkojnë pranë tokave.
Sipas avokatit të tyre, Ndue Pjetra, “akuzat e ngritura ndaj banorëve nuk qëndrojnë” dhe sipas tij ato kanë rënë poshtë gjatë shqyrtimit”. Ai theksoi se:
Asnjë punonjës i policisë private nuk është goditur nga banorët, por është rrëzuar vetë gjatë përplasjes me protestuesit.
Seanca gjyqësore u shoqërua edhe me protesta nga banorë të zonës, të cilët kanë mbështetur të akuzuarit. Prej më shumë se një muaji, banorët e Rrjollit po protestojnë duke pretenduar se po u merret prona për t’i hapur rrugë ndërtimit të një resorti turistik në zonë.