Aktualitet

Gjyqi për Kalivaçin, Becchetti Energy Group: Kërkesë e dytë në arbitrazh

“Hydro s.r.l” me aksioner biznesmenin Françesko Beketi-n reagon një ditë pasi Ministria e Energjisë njoftoi se Shqipëria fitoi gjyqin në Arbitrazh për Hidrocentralin e Kalivaçit. Kompania italiane thotë se u dha vendim i pjesshëm, pa  shqyrtuar provat e depozitura lidhur me shpronësimin e konçensionit, sepse ato u dorëzuan më vonë. Madje, sipas “Hydro s.r.l”-së, ka një kërkesë të dytë në Arbitrazh, për të cilën, Qeveria shqiptare u njoftua  më 30 Qershor 2017.