Aktualitet

Gjyqtarët Dritan Hallunaj dhe Artur Malaj iu nënshtruan sot Vetting-ut

Para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK sot dolën Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimeve të Rënda dhe Artur Malaj, i Gjykatës Administrative të Apelit.  Në seancën dëgjimore të Malajt, ndërhyri dhe përfaqësuesi i ONM-së, i cili e pyeti për mënyrën si ka firmosur një kontratë dhe më pas mori kredi për një apartament, që nuk u ble kurrë. Ndërkaq, për Hallunajn, hetimi i KPK-së u zhvillua për pastërtinë e figurës, aftësinë profesionale dhe pasurinë.