Aktualitet

Goditën policin në krye të detyrës, arrestohet 41-vjeçari, nën akuzë dhe djali i mitur!

Një 41-vjeçar dhe djali i tij i mitur janë marrë nën akuzë nga Policia e Tiranës, pasi kanë goditur për shkak të detyrës një efektiv.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë arrestuar sot G. K., 41 vjeç, ndërsa ndaj djalit të tij të mitur është nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrës nga efektivët e policisë, të cilët janë përballur me dhunë fizike nga babai dhe djali, në rrethana ende ta paqarta.

Policia bëri me dije se materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të sulmit.