24-vjeçarja Xhensila Ndoj mbeti e plagosur, e goditur me thikë nga babai, pas një sherri mes tyre, pranë mjediseve ku punon e reja, në lagjen nr.12 të Durrësit.
I plagosur mbeti edhe kolegu i saj, i cili ndërhyri të shuante sherrin, por gjithashtu u godit me thikë nga 56-vjeçari Mikel Ndoj.
Raportohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut. Ata u dërguan në sallën kirurgjikale ku iu nënshtruan ndërhyrjeve të mjekëve për plagët e marra. Pas ngjarjes, 56-vjeçari është larguar në drejtim të paditur. Ende nuk lokalizuar dhe policia po punon për kapjen e tij.