Ai vazhdon të jetë një ndër aktorët më të vlerësuar të industrisë së filmit i cili sapo rrëmbeu një “Golden Globes”.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të filmit, Brad Pitt mori kupën si aktori më i mirë dytësor në filmin e shumëpërfolur të regjisorit Quentin Tarantino, “Once Upon a Time in Hollywood”.
Ajo e cila ishte e para që bëri tifo për të, ishte ish-bashkëshortja Jennifer Aniston e cila ishte ulur pranë tij në event.
Gjatë një interviste në tapetin e kuq, 56-vjeçari u pyet se si u ndje kur u përball me aktoren dhe ai u shpreh se ishte i lumtur që u takuan. Pitt theksoi se ai dhe Jennifer janë miq të mirë dhe këta të fundit gjithmonë e mbështesin njëri-tjerin.