Bota

Google heq një reklamë të Navalnyt pas ankesave të Qeverisë ruse

Gjigandi, Google, hoqi një reklamë të paguar nga mbështetësit e opozitarit rus, Aleksei Navalny, që i bënte thirrje rusëve që të marrin pjesë në protestën e thirrur për 9 shtator, përmes llogarisë së Navalnyt në YouTube. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Rusisë më herët i kishte dërguar një kërkesë kompanisë Google, që të heqë reklamën, duke thënë se ajo shkelë ligjet zgjedhore. Rusia do të mbajë zgjedhjet rajonale dhe lokale ditën e nesërme.