Një 29-vjeçar nga Gramshi ra në pranga, pasi akuzohet se pas dhunës së ushtruar ndaj kushëririt, i vuri flakën banesës së këtij të fundit. Burime zyrtare nga policia thanë se Alban Jonuzaj, banues në fshatin Lemnushë për motive të dobëta u konfliktua me 35-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.