Celebrities Gossip Showbiz

Granit Cana sapo na prezantoi të dashurën e tij!

Ish-konkurrenti i edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Granit Cana u përfol gjërë e gjatë në media përsa kohë ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për shkak të afërisë që ai krijoi me këngëtaren e njohur Fifi. Por, pas përfundimit të kësaj eksperience të dy ish-banorët thuhet se janë shumë miq të mirë me njëri-tjetrin. Fifi vlen të theksojmë se ka nisur një romancë me Adis Patushin dhe duket mjaft e lumtur.

Duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri-tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale. Shpesh Adisi është parë në çdo dalje publike pranë artistes, e po ashtu tashmë edhe si një udhëheqës i karrierës së 28-vjeçares. Duke qenë se janë fotografuar në momente të ndryshme bashkë, shpesh është aluduar nga fansat se Fifi është në pritje të ëmbël.

Megjithatë, së fundmi artistja i ka dhënë fund këtyre fjalëve. Ndërkaq, Graniti nga ana tjetër ka publikuar së fundmi një video në TikTok përmes së cilës ka treguar nëse është në një romancë dashurie apo jo. Teksa shtrëngon shtangat e palestrës, bukuroshi nga Kosova shprehet se:

Meqë shumica prej jush janë të interesuar të dinë nëse Graniti është në një lidhje ose jo, doja ta zbuloja me të gjithë ju që, Po! Graniti është në lidhje. Këtu me mua është edhe e dashura ime.

https://www.tiktok.com/@granitcana/video/7092924976461876486?is_copy_url=1&is_from_webapp=v1&refer=embed&referer_url=http%3A%2F%2Fbordo.al%2F&referer_video_id=7092924976461876486