Greta Kazazi ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale pas postimit të saj më të fundit në Instagram, ku u shfaq në krahët e partnerit të saj, Onno, me një bark të rrumbullakosur që ngriti menjëherë dyshime për një shtatzëni të mundshme.
Fotoja u përhap me shpejtësi dhe ndjekësit nisën menjëherë me urime dhe komente, duke aluduar se ish-banorja e Big Brother VIP Albania mund të ishte në pritje të ëmbël.
Megjithatë, vetë Greta vendosi të reagojë shumë shpejt për të sqaruar situatën, duke treguar se gjithçka ishte thjesht një editim me Photoshop dhe jo një shtatzëni reale.
9 muaj? Jo, 9 sekonda Photoshop. Ah, sikur të ishte edhe në jetë kështu!
-shkroi ajo me humor krahas fotos, duke lënë të kuptohet se postimi ishte më shumë një shaka dhe një dëshirë për të ardhmen.
Reagimi i saj u komentua gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e morën me sportivitet situatën dhe vazhduan me komente pozitive për çiftin.
Ndërkohë, Greta vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale edhe pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania.
Së fundmi, ajo organizoi edhe një festë falënderimi për miqtë dhe njerëzit që e mbështetën gjatë rrugëtimit të saj në reality show.