Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Greta Kazazi, ka rrëfyer hapur tensionet që përjetoi brenda shtëpisë, duke u ndalur veçanërisht te përplasja me Juela, një situatë që ndikoi drejtpërdrejt në daljen e saj nga formati.
Në një intervistë për “S’e Luan Topi”, Greta u shpreh se do të dëshironte ende të kishte një bisedë me Juelën për të sqaruar gjithçka, duke theksuar se konfliktet mes tyre nisën që në momentet e para.
Kam kërkuar ndjesë, por ka qenë gjithçka shkak-pasojë. Ajo më ka sulmuar shumë fort që në hyrje
-tha ajo, duke shtuar se situata u përshkallëzua pas një debati ku, sipas saj, u prekën edhe kufij personalë.
Greta tregoi se një nga momentet më të vështira ishte kur, sipas saj, Juela ofendoi nënën e saj, diçka që ajo zgjodhi të mos e kthente për të ruajtur imazhin.
Kam duruar shumë dhe më ishte bërë e lodhshme
-u shpreh ajo, duke e cilësuar eksperiencën si një “lojë nervash”.
Sipas saj, fillimisht kishte tentuar të krijonte një raport të mirë me Juela, por gjithçka ndryshoi kur u akuzua si gënjeshtare për shkak të njohjes me Selin.
S’kishte pse e merrte kaq personale
-shtoi ajo.
Megjithatë, pavarësisht tensioneve, Greta la të hapur mundësinë për një sqarim:
Do doja ta pyesja pse më sulmoi që në fillim pa i bërë asgjë. Një bisedë do ishte e nevojshme.
Rrëfimi i saj nxjerr në pah sa të ndërlikuara mund të bëhen marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku emocionet, presioni dhe keqkuptimet shpesh çojnë në përplasje të forta.