Bota

Gruaja e cila viziton çdo ditë metron për të dëgjuar zërin e bashkëshortit të saj të ndjerë!

Margaret McCollum viziton stacionin Embankment në Londër çdo ditë, jo për të udhëtuar, por për të dëgjuar zërin e bashkëshortit të saj të ndjerë, Oswald McCollum, një aktor zëri që kishte regjistruar një njoftim para se të ndahej nga jeta në vitin 2007.

Kur regjistrimi u zëvendësua me një version më të ri, Margaret kontaktoi Transport for London dhe ata me shumë kujdes rikthyen zërin origjinal të Oswald-it, vetëm për atë stacion. Një hulumtim i publikuar së fundmi nga Universiteti i Yale ka zbuluar se ndonëse marrëdhëniet mund të përfundojnë, truri ruan kujtime të dashurisë së parë më gjatë se sa mendohet. Studiuesit përdorën MRI për të monitoruar aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve ndërsa shikonin foto të ish-partnerëve të tyre. Rezultatet treguan se zona e lidhur me emocionet dhe shpërblimin, sidomos amigdala dhe korteksi prefrontal, aktivizohet fuqishëm edhe pas shumë vitesh.

Ekspertët shpjegojnë se kjo mund të shpjegojë pse disa kujtime romantike duken “të pathyeshme” dhe ndikojnë në marrëdhëniet e ardhshme. Studimi sugjeron se truri i njeriut ruan emocione të thella si një mënyrë për të mësuar nga përvoja dhe për të zgjedhur partnerë më të përshtatshëm në të ardhmen. Lidhur me këtë temë, ne kemi ngritur një sondazh në faqen tonë duke pyetur ndjekësit nëse sipas tyre, a është e vërtetë që dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Përgjigjet ishin këto; 80% janë përgjigjur se nuk harrohet, ndërsa vetëm 20% janë përgjigjur se nuk e mbajnë mend.