Trip Top - News

Habit Alban Musa: “Kafja në Pragë që më kushtoi 180 euro…”

I ftuar në “Trip Top” me Arjon Muçën dhe Arjola Shehun, ka qenë moderatori Alban Musa, për të zbuluar disa nga destinacionet e tij të preferuara të vendeve ku ka udhëtuar, por duke ndarë dhe disa sekrete…

Cili është vendi më i shtrenjtë ku ke shkuar?

Praga. Kam pirë një kafe turke atje, se unë pij vetëm kafe turke. Ishim një grup me familjarët e mi, kemi marë 3-4 kafe turke. Unë i pagova të gjitha se bëra si kavalier. Morëm ca ëmbëlsira dhe nja dy kokteile. 180 euro, në qendër të Pragës, mu tek ‘Ora Astrologjike’. Ka qenë shpenzimi më palidhje që kam bërë, se ishte shumë i tepruar. Dhe ishin shqiptarë madje.