Trip Top - News

‘Sekreti’ për udhëtimet nga Alban Musa: “Nuk jam nga Gjirokastra, por zgjedh vende ku bileta kushton 20 euro!”

I ftuar në “Trip Top” me Arjon Muçën dhe Arjola Shehun, ka qenë moderatori Alban Musa, për të zbuluar disa nga destinacionet e tij të preferuara të vendeve ku ka udhëtuar, por duke ndarë dhe disa sekrete…

Albani vuri në dukje se i pëlqen të udhëtojë në vende ku bileta e avionit është realtivisht i lirë:

Dhe nuk jam as nga Gjirokastra, kjo është e bukura (qesh). Unë nuk para kam qejf të udhëtoj nëpër destinacione të largëta, përtoj, jam përtac i madh. Nuk kam qejf të bëj udhëtime të gjata, nuk e konceptoj dot. Mundohem të shkoj në ato destinacione që janë lehtësisht të aksesueshme. Zgjedh destinacione për të udhëtuar këto që i kam më afër. Unë e urrej të udhëtoj gjatë me makinë, udhëtimet e gjata me avion. Është dhe për shkak të punës. Unë nuk e marr mundimin të udhëtoj në fundjavë, më duket shumë pak. Më duhet një ditë të shplodhem, 2-3 ditë të rri dhe një ditë për t’u përgatitur emocionalisht për kthimin.