I ftuar në “Trip Top” me Arjon Muçën dhe Arjola Shehun, ka qenë moderatori Alban Musa, për të zbuluar disa nga destinacionet e tij të preferuara të vendeve ku ka udhëtuar, por duke ndarë dhe disa sekrete…
Do të zgjidhje të udhëtoje në një destinacion të largët si Azia me një grup të mirë shoqëror?
Me familjen është pak e vështirë ta bësh këtë lloj udhëtimi. Mendoj që me një grup miqsh të mirë mund ta bëj.
Mund të ishte Erjona Rusi pjesë e këtij grupi?
Po, absulutisht. Erjona më duket shumë interesante, është eksploratore, i ka qejf këto gjëra.
Po Julka Gramo?
Julkën e shoh më shumë si njeri plazhi.
Po Arjola Shehun?
Arjola është si puna ime, mund të eksplorojë, por bashkë me komoditetin.
Udhëtimet janë si test për shoqërinë, a të ka ndodhur të jenë prishur pushimet për shkak se gjërat mund të mos kenë shkuar si duhet?
Nuk e kam provuar. Është e vërtetë që njerëzit njihen në udhëtime, varet nga udhëtimi, varet se ku do shkosh. Kam përshtypjen që ajo që i bën njerëzit të njihen është koha, jo vendi, sa kohë rri me ta.