Bota

Hahn:”Ndryshimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë, i mundshëm”

Johannes Hahn nuk e përjashton mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Por, Eurokomisioneri i Zgjerimit thotë se “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve duhet t’i kontribuojë qëndrueshmërisë e zhvillimit të rajonit”. I pyetur nëse ndryshimi i mundshëm i kufijve ndikon në Bosnje e Maqedoni, Hahn shprehet se “Eshtë herët të flitet për këtë çështje”. Sipas zyrtarit të lartë europian, “Prishtina e Beogradi janë të vetëdijshme, jo mbi shqetësimet ndërkombëtare, por për kufizimet dhe brenda tyre, mundësohen shumë zgjidhje”.