Gossip Showbiz

Hailey Bieber në kopertinën e marsit të Vogue Australia, rrëfen frikën shëndetësore që i ndryshoi jetën!

Hailey Bieber është ylli i kopertinës së numrit të marsit të Vogue Australia, në kuadër të lançimit të markës së saj të kujdesit për lëkurën Rhode në Australi.

Modelja dhe sipërmarrësja 29-vjeçare shfaqet në disa versione të kopertinës, e veshur me krijime luksoze nga Mugler dhe Yves Saint Laurent, ndërsa fotografitë janë realizuar nga dyshja e njohur e fotografëve Luigi and Iango.

Në intervistën shoqëruese, Bieber iu përgjigj pyetjeve të miqve të saj të afërt, mes tyre Kendall Jenner dhe Bella Hadid, duke theksuar se dëshiron që publiku ta kuptojë më mirë si person dhe të shohë anën e saj më njerëzore.

Do të doja që njerëzit të shihnin më shumë dobësinë dhe humanitetin tim

-u shpreh ajo.

Bieber foli gjithashtu për një moment të vështirë në jetën e saj, frikën shëndetësore që përjetoi në vitin 2022, kur pësoi një goditje të lehtë në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje në zemër.

Sipas saj, kjo përvojë ndikoi drejtpërdrejt në krijimin e markës Rhode dhe e shtyu të fokusohej më shumë te kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien e lëkurës.