Gossip Showbiz

Hailey Bieber flet për zgjerimin e familjes me Justin Bieber dhe zbulon detaje të rralla për djalin e tyre?

Hailey Bieber ka folur hapur për jetën familjare me bashkëshortin e saj, Justin Bieber, duke zbuluar nëse planifikojnë të kenë më shumë fëmijë dhe duke ndarë detaje të rralla për djalin e tyre, Jack Blues Bieber.

Themeluesja e markës së kujdesit për lëkurën Rhode, 29 vjeçe, u shfaq së fundmi në podcast-in Therapuss, i moderuar nga ylli i TikTok-ut Jake Shane, ku foli për përvojën e saj si nënë dhe ndryshimet që amësia ka sjellë në jetën e saj.

Çifti Bieber ka ruajtur privatësinë sa i përket djalit të tyre 16-muajsh që nga lindja e tij në gusht të vitit 2024, duke mos e zbuluar ende fytyrën e tij në publik. Megjithatë, Hailey ndau disa detaje të veçanta për zhvillimin e vogëlushit, duke treguar se ai ka nisur të flasë dhe ka një interes të veçantë për basketbollin.

Ai flet shumë për basketbollin. Thotë ‘basketball’ gjatë gjithë kohës

-u shpreh ajo, duke shtuar se së fundmi djali ka filluar të përdorë edhe fjalën “të lutem”, pasi më parë komunikonte përmes Gjuhës Amerikane të Shenjave.

Modelja tregoi se përvoja e mëmësisë ka qenë shumë e bukur për të.

Gjithmonë e kam ditur që doja fëmijë dhe që doja të bëhesha nënë. Kur ndodh, nuk e di çfarë të presësh, por sinqerisht është shumë argëtuese

-tha ajo.

Gjatë bisedës, Hailey konfirmoi gjithashtu se dëshiron ta zgjerojë familjen me Justin, duke lënë të kuptohet se çifti po mendon për më shumë fëmijë në të ardhmen.