Gossip Showbiz

Hailey Bieber në kopertinën e “Vogue”, Justin Bieber trazon rrjetin me komentin e tij! “Nuk do të ishte kurrë në…”

Marrëdhënia e Justin dhe Hailey Bieber ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit, pas disa postimeve të këngëtarit në rrjetet sociale që ngjallën spekulime dhe konfuzion tek fansat.

Fillimisht, Justin publikoi shumë dedikime për Ditën e Nënës rreth Hailey-t duke i lënë fansat të konfuzuar nga romanca dhe ndjenjat.

Pak ditë më vonë, ai ndau një tjetër postim për të festuar suksesin e Hailey-t në kopertinën e parë solo të revistës Vogue, por pikërisht ky mesazh shkaktoi një reagim masiv në internet.

Në Instagram, Justin shkruante:

Kjo më kujton kur unë dhe Hailey patëm një zënkë të madhe, dhe i thashë se nuk do të ishte kurrë në kopertinën e Vogue. E di, shumë e ligë… për ndonjë arsye, ndjeva sikur duhet të hakmerresha… Zemër, ti tashmë e di, por më fal që thashë se nuk do e arrije kurrë, sepse e kisha shumë gabim.

Pas kritikave të shumta nga fansat, Justin ndryshoi shpejt përshkrimin e postimit në disa emoji, por komentet e para tashmë ishin lexuar dhe përhapur gjerësisht.


Një komentonte:

Uroj që një dashuri e tillë të mos më gjejë kurrë, më mirë të jem me macet e mia.

Ndërsa një tjetër shkruante:

Hailey meriton më shumë.

Për të qetësuar situatën, burime pranë çiftit kanë dhënë sqarime për Page Six, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme dhe pa probleme. Një burim tha:

Ishte mënyra e tij për të thënë ‘më fal që dyshova te ti, urime’. Ka qenë vetëm kaq. Ajo e njeh karakterin e tij. Ata e duan njëri-tjetrin. Hailey ka qenë shumë e mirë për të.

Një tjetër burim, që ka punuar më parë për çiftin, shtoi:

Hailey fillimisht ishte thjesht një fanse. Asaj iu desh të vërtetonte shumë, jo vetëm për të fituar dashurinë e tij dhe titullin si bashkëshortja e tij, por edhe si nëna e fëmijës së tij. Ajo ka bërë gjithçka që ai të ndihet i sigurt… Gjithçka është nën mikroskop, është shumë e vështirë.

Në intervistën e saj të fundit për Vogue, Hailey foli edhe për ndikimin që kanë pasur thashethemet për ndarje tek ajo, veçanërisht pas lindjes së djalit të tyre, Jack Blues.

Pavarësisht zhurmës në rrjet, duket se Justin dhe Hailey po përballojnë presionin mediatik duke qëndruar bashkë dhe duke i dhënë mbështetje njëri-tjetrit në fazën e re të jetës së tyre si prindër.