Këngëtari Justin Bieber ka pranuar së fundmi në rrjetet e tij sociale se ka bërë gjëra që kanë lënduar të tjerët.“Vazhdoj të bëj dhe të them gjëra që lëndojnë të tjerët me qëllim”-shkroi 31 vjeçari në një postim të gjatë. “Por u zgjova me një tjetër mundësi për t’u rritur dhe për të mos qenë egoist sot. Kam menduar që nëse isha i hapur për ndjenjat egoiste që kam, do të përjashtohesha. Por sa më shumë që jam i sinqertë me veten, aq më shumë liri ndjej”.
Në një tjetër postim, këngëtari tha se po lutet shpesh që Zoti ta ndihmojë të shohë më të mirën tek njerëzit, “edhe pas gjithë rasteve që jam ndjerë i përdorur”. “Vetëm Zoti mund ta largojë lakminë dhe egoizmin nga zemrat tona. Të përpiqesh më shumë nuk funksionon. Sepse unë e kam provuar, lol.” Këto postime vijnë në mes të shqetësimeve në rritje për mirëqenien e tij.
Gjatë muajve të fundit, Justin është bërë një shqetësim për fansat dhe admiruesit e tij. Sjellja e tij ka ndezur pyetje në lidhje me mirëqenien mendore, pavarësisht pretendimeve të përsëritura nga ekipi i tij se gjithçka është në rregull. Pëshpëritjet për një ndarje të mundshme nga Hailey dhe thashethemet për çështjet e substancave vetëm sa i kanë shtuar ‘benzinë zjarrit’ dhe dalja e tij e fundit në Coachella nuk bëri asgjë për të qetësuar zhurmën.
Coachella është e njohur për energjinë e saj të egër dhe atmosferën e shkujdesur, por këtë herë, dukej se vetëm sa përforcoi renë e spekulimeve rreth Bieber. Një video tregoi këngëtarin duke vepruar në një mënyrë shqetësuese, duke tërhequr shikime të hutuara jo vetëm nga fansat, por edhe nga njerëzit në rrethin e tij. Momenti u përhap shpejt në internet, duke intensifikuar shqetësimin pasi ai u shfaq jashtëzakonisht i dobët, duke shkaktuar valë të reja shqetësimi për atë që mund të ndodhte prapa skenave.