Celebrities Gossip Showbiz Sport

Harry Styles, ky maratonomak i talentuar/Me arritje në maratonën e Berlinit!

Harry Styles vrapoi në Maratonën e Berlinit, në më pak se tre orë. Organizatorët konfirmuan për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se Styles mori pjesë në garë, pas raportimeve nga Tagesspiegel. Ish-anëtari 31-vjeçar i grupit të djemve One Direction ishte mes rreth 55 mijë vrapuesve që morën pjesë, në atë që nga shumë njerëz konsiderohet si “pista më e shpejtë e maratonës në botë”.

Thuhet se Harry Styles përdori pseudonimin “Sted Sarandos” dhe mbante një shirit në kokë e syze dielli. Ylli i muzikës e përfundoi garën në 2 orë, 59 minuta e 13 sekonda, duke përmirësuar kohën e tij të mëparshme me më shumë se 25 minuta. Një maratonë nën 3 orë është një arritje e lakmuar për shumë vrapues maratonash. Tagesspiegel raportoi se Styles ishte parë më herët duke vrapuar në Berlin, në përgatitje për garën e së dielës.

Styles u shfaq në një foto në vijën e finishit me Richard Whitehead, një fitues dy herë i Medaljes së Artë në 200 metra në Lojërat Paralimpike.

Whitehead, i cili ka vendosur një objektiv për të vrapuar 20 maratona këtë vit, postoi foton në Instagram.

Dhe nga sporti në muzikë, kujtojmë se albumi debutues i Harry Styles me të njëjtin titull kryesoi listat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar e disa vende të tjera, ndërsa albumi i tij i dytë, “Fine Line”, u publikua në vitin 2019 e përfshinte këngën fituese të çmimit Grammy, “Watermelon Sugar”.