Gossip Music

Harry Styles rikthehet pas dy vitesh? “Forever, Forever”

Harry Styles ka futur fansat në një gjendje euforie totale pasi publikoi papritur një video të re dhe një këngë të papublikuar, vetëm pak ditë pas Krishtlindjeve.

Këngëtari 31-vjeçar surprizoi ndjekësit duke ngarkuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube një klip pothuajse nëntë minuta, më shumë se dy vite pasi përfundoi turneun e tij gjigant “Love On Tour” në Itali.

Videoja, e titulluar thjesht “Forever, Forever” dhe pa asnjë përshkrim shoqërues, nis me pamje të fansave që mblidhen për një nga koncertet e tij, duke folur me emocion për pritshmëritë dhe energjinë e momentit.

Më pas, Harry shfaqet duke interpretuar një baladë në piano, këngë që e kishte performuar vetëm një herë, në koncertin e fundit të turneut në RCF Arena Campovolo në Reggio nell’Emilia.

Klipi mbyllet me një mesazh që ka ndezur rrjetin: “We Belong Together”, fjalë që shumë fansa i kanë interpretuar si sinjal të qartë për një rikthim të afërt në muzikë.

Reagimet në komente kanë qenë të menjëhershme dhe entuziaste: nga batuta si “Ticketmaster do më urrejë kur të rikthehen koncertet”, te deklarata të drejtpërdrejta se “kjo është konfirmimi final që Harry po kthehet”.

Spekulimet forcohen edhe më shumë nga raportimet e vitit të kaluar, sipas të cilave Styles është rikthyer në studio duke punuar në një album të ri sekret, që pritet të jetë projekti i tij më emocional deri më tani.

Ai është parë në studiot legjendare Rak në Londër, ku kanë regjistruar disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës britanike.

Albumi i tij i fundit, “Harry’s House” (2022), i solli suksese të mëdha, përfshirë çmimet Grammy për Albumin e Vitit dhe Best Pop Vocal Album, si dhe një Brit Award.

Ndërkohë, në jetën personale, Harry raportohet se ka kaluar Krishtlindjet me partneren e tij, aktoren Zoë Kravitz, mes zërave për një fejesë të mundshme.

Sipas burimeve, çifti i ka festuar pushimet në shtëpinë familjare të këngëtarit në Cheshire, larg vëmendjes së publikut.

Me këtë video misterioze dhe këngë të papublikuar, Harry Styles duket se po përgatit terrenin për kapitullin e radhës, dhe fansat janë më të bindur se kurrë se rikthimi i tij muzikor është shumë pranë.