Gossip

Fejesë në horizont? Harry Styles dhe Zoe Kravitz kalojnë Krishtlindjet bashkë?

Harry Styles dhe e dashura e tij, Zoe Kravitz, raportohet se kanë kaluar së bashku Ditën e Krishtlindjeve, duke shtuar edhe më shumë zërat për një fejesë të mundshme mes tyre.

Sipas burimeve, çifti ka festuar në shtëpinë familjare të Harry-t në Cheshire, ndërsa në Boxing Day janë parë së bashku gjatë kthimit drejt banesës së këngëtarit në Hampstead.

Ata u panë duke ndaluar për të blerë ushqime gjatë rrugës, të veshur shumë thjesht, në përpjekje për të mos rënë në sy.

Askush nuk i vuri re. Dukeshin si çdo çift i ri që po kthehej nga vizita te familja

-tha një burim për mediat britanike.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Zoe Kravitz u fotografua me një unazë ari në gishtin e fejesës gjatë një shëtitjeje romantike me Harry-n në Romë, duke nxitur spekulime për një hap të madh në marrëdhënien e tyre.

Çifti, i lidhur që nga vera e vitit të kaluar, ka qenë pothuajse i pandashëm, duke u shfaqur së bashku në Romë, Londër, Nju Jork dhe Toskana.

Burime pranë tyre thonë se marrëdhënia po bëhet gjithnjë e më serioze dhe se Zoe pritet të qëndrojë me Harry-n në Mbretërinë e Bashkuar gjatë punës së saj në një projekt të ri filmik.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht fejesën, Krishtlindjet e kaluara bashkë dhe unaza misterioze kanë mjaftuar për të ndezur rrjetin.