Harry Styles u pa sërish në formë dhe me stil karakteristik teksa shëtiste i vetëm në rrugët e Romës, të premten, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në kryeqytetin italian.
Këngëtari 31-vjeçar, i cili ndodhet prej disa ditësh në Itali, ku më herët iu bashkua edhe e dashura e tij, aktorja 36-vjeçare Zoe Kravitz, zgjodhi një kombinim elegant casual për daljen e tij solo.
Ai kishte veshur një pallto të gjatë krem, xhinse të drejta blu dhe një këmishë të hollë gri. Pamjen e plotësoi me një kapuç të zi, mokasina lëkure me print krokodili dhe çorape të bardha, si dhe një shall të zi me fruda.
Harry mbante me vete edhe bagazhe, një çantë fundjave prej lëkure kafe mbi shpatull dhe një tote prej stofi të mbushur me rroba, ndërsa ecte i përqendruar te telefoni. Nuk dukej askund Zoe, duke sugjeruar se aktori po shijonte një shëtitje të qetë vetëm.
Megjithatë, çifti prej javësh është në qendër të vëmendjes, pasi ka konfirmuar romancën e nxehtë me një sërë daljesh publike dorë për dore në Romë, Toskanë, Londër dhe Nju Jork.
Mediat kanë vënë re se ata shpesh shfaqen me veshje të koordinuara, duke u interpretuar si një lloj “parade” romantike të marrëdhënies së tyre.
Burime pranë çiftit kanë treguar për The Sun se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze dhe se janë “pothuajse gjithë kohës bashkë”.
Thuhet se Zoe do të qëndrojë me Harry-n në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa punon për projektin e saj të ri filmik, duke kaluar kështu edhe më shumë kohë nën të njëjtën çati.
Harry dhe Zoe kanë një lidhje të vërtetë, kjo është dashuri. Është një periudhë e vërtetë muaji mjalti dhe mezi ndahen nga njëri-tjetri
– ka thënë një burim, duke shtuar se ajo do të qëndrojë te Harry sa herë që vjen në Britani për punë.
Çifti u përfol për herë të parë në gusht, kur u panë duke bërë një shëtitje romantike në Romë.
Që prej asaj kohe, ata janë parë në disa qytete evropiane dhe në Nju Jork, ku Harry ka pasur mundësi të njihet edhe me rrethin shoqëror të Zoes, përfshirë edhe babain e saj të famshëm, muzikantin Lenny Kravitz, 61 vjeç.
Ndërkohë, Styles raportohet se ka kaluar shumë kohë në Berlin, ku po punon për albumin e tij të katërt në studio, i cili pritet të publikohet në vitin 2027.
Sipas burimeve, Zoe është bërë pjesë e “flluskës kreative” të tij dhe ai e përfshin edhe në këtë aspekt të jetës, duke e konsideruar një person shumë të rëndësishëm.
Gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork, dyshja kanë darkuar me miq në një prej restoranteve luksoze të chef-it Wolfgang Puck, në hotelin Four Seasons, ku sipas dëshmitarëve, atmosfera ka qenë e gëzueshme dhe mjaft e afërt, duke treguar se romanca mes tyre po forcohet çdo ditë e më shumë.