Llava e hedhur nga vullkani Kilauea në Hauai goditi një varkë turistike duke plagosur 23 persona, që janë jashtë rreziku për jetën. Varka lundroi përtej kufirit të sigurisë për të parë spektalin e ofruar nga vullkani, të cilin rrezikuan ta paguanin shumë shtrenjtë. Kilauea është ndër më aktivët në botë dhe javët e fundit ka shkatërruar qindra shtëpi e ndërtesa të tjera në Hauai.