Aktualitet

Helmime nga gazi në Ballsh, banorët në protestë

Helmimi i një banori pranë Uzinës së Ballshit ka nxitur protesta në qytet. Qytetarët kërkojnë zgjidhje për ndotjen që buron nga tubacionet e amortizuara. Linja e tubacionit të djegies është jashtë funksionit dhe mbahet me 10 fasheta. Sipas protestuesve, gazi që del nga tubat është bërë shkak edhe për intoksimime të banorëve të tjerë, që janë shtruar në spital. Mes tyre ka edhe fëmijë.