Greqia është e gatshme të abrogojë Ligjin e Luftës me Shqipërinë. Këtë bën të ditur për Deutsche Welle-n Glevin Dervishi, Këshilltar për Rajonin në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Sipas tij pala greke ka arritur që të kuptojë se Ligji i Luftës me Shqipërinë është një relike e historisë. Athina është zotuar që abrogimi do të jetë pjesë e paketës së marrëveshjeve me Shqipërinë. Drafti i është paraqitur palës shqitare dhe në rast dakordësie duhet të dekretohet nga Presidenti i Greqisë.