Hyrja e Rozana Radi si e ftuar në Big Brother VIP Albania ka sjellë një nga momentet më të forta të këtij sezoni, duke rikthyer në vëmendje stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe lojën e fortë.
Gjatë darkës me finalistët, Rozana nuk hezitoi të “sulmonte” Rogertin për sjelljen dhe strategjinë e tij në lojë, duke e vendosur përballë pyetjeve të drejtpërdrejta që krijuan tension në shtëpi.
Rozana:
Për një njeri kaq strateg sa ti e tregon veten, pse s’je bërë strateg në jetën tënde dhe ke dështuar në jetë?
Është e pamundur në jetë të bësh strategun, se jetën e jetojmë, nuk është si lojë jeta.
Rozana:
Kush tha?
Rogerti:
Ja unë po ta them.
Debati u ashpërsua edhe më tej, teksa Rozana vijoi me pyetje provokuese:
Pse ke përfunduar keq në jetë dhe bën strateg në lojë, kur mund të përdorje strategjinë tënde për ta fituar lojën?
Rogerti:
Jeta nuk është lojë.
Rozana:
Jo, nuk është lojë, por çdo njeri ka një strategji.
Rogerti:
Po unë nuk e kam pasur.
Në vijim të përplasjes, moderatorja e vuri në diskutim edhe karakterin e tij:
Po atëherë ç’të duhet strategu në lojë ty?
Rogerti:
Po nuk kam vese unë, nuk luaj lojëra fati unë.
Rozana:
Si s’ke vese?
Rogerti:
Nuk kam.
Rozana:
Po ke vese edhe këtu.
Rogerti:
Çka kam këtu?
Rozana:
Plot, ja këtë që po bën tani e ke ves.
Ky shkëmbim i fortë fjalësh ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke e kthyer menjëherë në një nga momentet më të komentuara.