Gossip Showbiz

Vajza e Hulk Hogan, Brooke, u përjashtua nga testamenti i legjendës së WWE? Pse?

Brooke Hogan, vajza e legjendës së WWE, Hulk Hogan, ka zbuluar se është lënë jashtë testamentit të babait të saj, duke theksuar se ky ka qenë vendimi i saj personal për të mbrojtur shëndetin mendor.

Hogan, i cili ndërroi jetë më 24 korrik në moshën 71-vjeçare pas një ataku kardiak, kishte pasur një marrëdhënie të ftohtë me të bijën gjatë dy viteve të fundit të jetës së tij. 37-vjeçarja pranoi në Instagram se ishte tërhequr nga jeta e babait të saj për arsye emocionale, por mohoi çdo konflikt të drejtpërdrejtë mes tyre.

Ai më hapi zemrën dhe më besoi, por më pas diçka ndryshoi. Gjatë dy viteve të fundit më është dashur të tërhiqem për të mbrojtur zemrën time

-shkroi Brooke, duke sqaruar se kishte kërkuar që emri i saj të hiqej nga testamenti në vitin 2023, kur pati edhe kontaktin e fundit me të atin.

Sipas TMZ, vendimi i saj erdhi edhe nga frika se do të përfshihej në një mosmarrëveshje të mundshme financiare pas vdekjes së babait.

Brooke shtoi se burri i saj kishte tentuar të gjente një mënyrë për ta rikthyer në jetën e Hogan-it, por mesazhet që zbuloi pas vdekjes së tij i thyen zemrën.

Ky rrëfim emocional tregon sfidat personale që familja e legjendës së WWE ka përjetuar në vitet e fundit të jetës së tij.