Është bërë publik raporti mjeko-ligjor mbi vdekjen e Hulk Hogan, duke zbuluar një detaj tronditës për shëndetin e legjendës së wrestling-ut. 71-vjeçari vuante prej kohësh nga leuçemia kronike limfatike (CLL), një formë e kancerit të gjakut që ai nuk e kishte bërë publike.
Hogan ndërroi jetë më 24 korrik pas një ataku të rëndë në zemër, pasi pësoi arrest kardiak në shtëpinë e tij në Florida.
Familja e tij ka konfirmuar se trupi i ish-yllit të WWE do të kremohet, ndërsa nuk ka ende detaje për një ceremoni publike. Bashkëshortja e tij, Sky Hogan, dhe vajza e tij, Brooke, kanë ndarë mesazhe prekëse në rrjete sociale, duke kujtuar forcën, besimin dhe dashurinë që ai la pas.