Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, vdes 35-vjeçari në autostradën Fier-Lushnjë!

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e kësaj të premte në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan.

Sipas burimeve policore, viktima, i identifikuar si Armando Selmanllari po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjes, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas aksidentit në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë 

” Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”.

LEXO EDHE: Aksident në superstradën Lezhë-Milot, tre persona dërgohen me urgjencë në spital

LEXO EDHE: Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €, dërgohen në gjyq kryebashkiaku i Kolonjës Isai, ish-kreu i ARRSH-së Verdho dhe 14 të tjerë!