Pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania për shkak të një komenti të bërë ndaj Juelë, ish-banorja Greta ishte e ftuar në emisionin Fan Club Big Brother VIP Albania, ku reagoi për situatën që çoi në largimin e saj nga shtëpia.
Ajo u shpreh se i vjen keq për fjalët që përdori dhe kërkoi falje publike, duke theksuar se edhe familja e saj është ndjerë e lënduar nga komentet që janë bërë ndaj saj gjatë lojës.
Familja ime edhe e Selin janë shumë të lumtur dhe krenarë për mua. Kanë qenë suportues, por edhe ata janë ndjerë të ofenduar. Unë i marr përsipër të gjitha fjalët që kam thënë dhe i kërkoj falje familjes së Juelës, por edhe mua më janë thënë të njëjtat gjëra, vetëm se me kamuflime. Familja ime ka qenë e mërzitur për fjalët që më janë thënë
-tha ajo.
Gjatë intervistës, Greta foli edhe për raportin mes Selin dhe Miri brenda shtëpisë, duke dhënë mendimin e saj për dinamikën mes tyre.
Sipas saj, Selin nuk ka ndjenja për Mirin dhe situata mes tyre është krijuar më shumë për shkak të lojës dhe rrethanave brenda shtëpisë.
Selin nuk ndjen asgjë për Mirin. E ka bërë për lojë dhe shumë mirë e ka bërë. I kanë ardhur rrethanat dhe është futur në një vorbull nga e cila nuk ka dalë dot. Miri ka një tendencë që t’u afrohet femrave të shtëpisë, ka një tërheqje dhe ka disa persona që nuk janë të plotësuar në jetë. Të gjitha gjestet dhe veprimet aty sillen rreth kësaj
-u shpreh ajo.
Në fund, Greta theksoi se e pranon përgjegjësinë për situatën që çoi në përjashtimin e saj dhe se e konsideron këtë një mësim nga eksperienca në Big Brother VIP Albania.