Bota

Idlib, rinisin bombardimet ruse

Rinisin sulmet ajrore ruse në Idlib të Sirisë. Dje në Teheran,  presidentët e Iranit, Rusisë e Turqisë nuk arritën marrëveshje për armëpushim, siç kërkoi Erdogan. Moska e Teherani që njihen për mbështetjen ndaj Damaskut zyrtar vazhdojnë ofensivën në provincën e njohur si bastion i rebelëve.  Ndërkaq, Turqia dhe vendet e tjera kërkojnë t’iu jepet fund bombardimeve pasi po shkohet drejt një katastrofe humanitare.