Lajmi ka prekur botën e artit dhe kinemasë, duke rikthyer në vëmendje jetën e jashtëzakonshme të një gruaje që sfidoi normat dhe la gjurmë të thella në kulturën franceze.
Edhe pse gjatë viteve u përfshi në polemika për deklarata të forta dhe shpesh kontraverse, Bardot mbetet një nga figurat më ikonike të kinemasë evropiane. Ajo nuk u kujtua vetëm për rolet e saj të paharrueshme, por edhe për jetën personale plot pasion, romanca dhe lidhje që shpesh pushtuan titujt e mediave.
Në moshën 18-vjeçare, Bardot u martua me regjisorin Roger Vadim (1952–1957), një lidhje që shënoi fillimin e karrierës së saj të bujshme. Por martesa u trondit nga një aferë me aktorin Jean-Louis Trintignant, e cila çoi në ndarjen e çiftit.
Pas kësaj, ajo pati një lidhje të gjatë me këngëtarin Gilbert Becaud dhe më pas u martua me aktorin Jacques Charrier (1959–1962).
Nga kjo martesë lindi djali i saj i vetëm, Nicolas-Jacques. Edhe kjo lidhje përfundoi në divorc, duke hapur rrugën për romanca të tjera të bujshme, mes tyre ajo me muzikantin Bob Zagury.
Një nga lidhjet më të përfolura ishte martesa me milionerin gjerman Gunter Sachs (1966–1969), e cilësuar si spektakolare dhe intensive, por jetëshkurtër. Në të njëjtën periudhë, Bardot u përfol edhe për një lidhje me aktorin Patrick Gilles.
Gjatë dekadave në vijim, jeta e saj sentimentale u shoqërua me emra të njohur si Serge Gainsbourg, Warren Beatty dhe të tjerë, si dhe lidhje më të qëndrueshme me Miroslav Brozek dhe producentin Allain Bougrain-Dubourg. Në vitin 1992, Bardot u martua për herë të katërt dhe të fundit me Bernard d’Ormale, me të cilin qëndroi deri në fund të jetës.
Brigitte Bardot do të kujtohet si një grua e guximshme, e lirë dhe rebele, që ndryshoi mënyrën se si shihej femra në ekran, la pas famën për kauza më të mëdha dhe u kthye në simbol të pavarësisë, bukurisë dhe sfidës ndaj sistemit. Trashëgimia e saj mbetet e gjallë, si në art, ashtu edhe në historinë kulturore të Francës.