Health & Beauty Live From Tirana

Instruktori Daniel Picaku: “Në palestër vajzat kërkojnë vithe, djemtë muskuj por…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Daniel Picaku, instruktor palestre. Ai ka treguar rëndësinë e të ushtruarit, çfarë ushtrimesh preferojnë më shumë vajzat dhe djemtë, si dhe ka dhënë disa këshilla…

Çfarë kërkojnë më shumë shqiptarët në palestër?

Vajzat kërkojnë vithe, kurse djemtë kërkojnë muskuj, pjesën sipër, shpinë dhe gjoks, që të duken të fuqishëm. Vajzat në përgjithësi kërkojnë vithe, kërkojnë që të tonifikohen, që të heqin dhjamin.

Meshkujt e stërvisin shumë pak pjesën e poshtme. Por kjo është shumë e rëndësishme, sepse gjithçka nga poshtë nis, nga toka, nga këmbët. Është shumë e rëndësishme që ta stërvisim pjesën poshtë, edhe për estetikë, por gjithashtu për balancë, stabilitet, rezistencë, fuqi…