Në platformat sociale ka gjithnjë e më pak përmbajtje origjinale, por fajin e kanë vetë përdoruesit, të cilët krijojnë një version modern të ambivalencës, një gjendje në të cilën ata e duan dhe e urrejnë atë që gjejnë në rrjete. Nga njëra anë, shumë prej tyre joshen lehtësisht të përdorin mjetet e AI për të krijuar përmbajtjen më virale të mundshme, nga ana tjetër, përmbajtja që zbulohet se gjenerohet nga inteligjenca artificiale zakonisht përballet me rezistencë nga përdoruesit që vlerësojnë shprehjen dhe kreativitetin origjinal njerëzor.
Testimi i fundit i Meta-s i komenteve të krijuara nga AI në Instagram, është një shembull i kësaj tendence. Funksioni “Shkruaj me Meta AI”, i vërejtur në Instagramin e John Manzano, shfaq një ikonë lapsi pranë fushës së komenteve. Kur përdoruesit prekin ikonën, Meta AI analizon imazhin dhe sugjeron tre komente të mundshme për t’u postuar. Kjo veçori ia lë në mënyrë efektive inteligjencës artificiale edhe ndërveprimet themelore njerëzore.
Komentet e sugjeruara janë dukshëm të përgjithshme; fraza si “Dekor i lezetshëm i dhomës së ndenjes” ose “Dua atmosferën komode” duke hequr natyrën e personalizuar të angazhimit njerëzor. Duke automatizuar këto ndërveprime, Meta po ndryshon rrënjësisht atë që do të thotë të jesh “social” në platformat e tyre, duke transformuar potencialisht shkëmbimet kuptimplota në transaksione algoritmike. Kompania ka testuar më parë përmbledhje komentesh të krijuara nga AI në Facebook dhe madje ka eksperimentuar me personazhe të krijuara nga AI me profile dhe personalitete unike, përpara se të braktiste idenë pas reagimit të përdoruesve.
Wiz Inteligjenca artificiale që mund të rivalizojë njerëzit në të gjitha segmentet është ende larg, por është vetëm çështje kohe para se të bëhet realitet, tha CEO i DeepMind, Demis Hasabis. Ai mendon se inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI), e cila është më e zgjuar se njerëzit, do të fillojë të shfaqet në pesë ose 10 vitet e ardhshme. “Mendoj se sistemet e sotme janë shumë pasive dhe ka ende shumë që nuk mund të bëjnë, por besoj se në vitet e ardhshme shumë nga ato aftësi do të fillojnë të dalin në pah dhe ne do të shkojmë drejt diçkaje që e quajmë inteligjencë të përgjithshme artificiale”-tha njeriu i parë i kompanisë britanike që merret me inteligjencën artificiale.