Massimo Moratti, ish presidenti i Interit nuk ngurroi të ‘hedhë helmin’ e tij mbi Simone Inzaghit që verën e kaluar u largua nga klubi zikaltët pas finales së Ligës së Kampioneve për t’u transferuar te Al Hilal në kampionatin e Arabisë Saudite.
“Kur Simone Inzaghi u largua, që për mendimin tim u largua keq, nuk më pëlqeu ajo çfarë ndodhi-tha Massimo Moratti për Radio Kiss Kiss-imitoi Mourinhon, por e bëri në mënyrë të shëmtuar, sepse Jose Mourinho fitoi Tripletën”
Më pas Moratti zbuloi një prapaskenë për atë që mund të ishte zgjedhja e tij ideale për pankinën e Interit pas largimit të Inzaghit.
“Interin tim do t’ia besoja Contes-tha Moratti, që gjithsesi e përgëzoi trajnerin aktual, Chivu-zgjedhja e Chivut ishte inteligjente dhe me kurajo sepse është i zoti dhe e ka gjetur kuadrin e duhur”
Në fund Moratti foli për individë të caktuar duke shprehur admirimin e tij për futbollin cilësor.
“Është një kënaqësi të shohësh si lëviz Modric. Nga të rinjtë admiroj Nico Paz të Comos, ka shumë cilësi-përfundoi intervistën e tij Moratti”.
LEXO EDHE: Nuk do ta besoni, por Ernest Muçi ka barazuar rekordin e Mbappe dhe Phil Foden…