E ftuar në “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin, ka qenë mjekja toksikologe Suela Xhufi. Ajo ka folur më shumë për intoksikimin dhe substancat e dëmshme që janë konstatuar kohët e fundit në frutat dhe perimet që konsumojmë. Çfarë i shkaktojnë ato shëndetit të njeriut?
Intoksikimet nga ushqimet janë dhe një nga faktorët e riskut edhe për kancerin e gjirit?
Patjetër. Mënyra se si ne ushqehemi, është shumë e rëndësishme për të kuptuar se sa të shëndetshëm do të jemi. Kjo është shumë e rëndësishme, është primare. Është mënyra se si ne ushqehemi, që do të na çojë në një jetëgjatësi ose jo. Fatkeqësisht, ushqimet janë ato që krijojnë inflamacionin kronik. Një organizëm që është në një inflamacion kronik, është një organizëm që është gjithmonë në luftë. Qelizat kanceroze janë qeliza normale që lindin tek të gjithë njerëzit, është pjesë normale e ekzistencës sonë. Nuk duhen parë si diçka që nuk duhet të ndodhin. Duhet të ndodhin qelizat kanceroze. Por është pikërisht një inflamacion kronik që i bën ato të jenë të forta, të shumohen dhe e bëjnë mëlçinë të paaftë për të bërë shkatërrimin e tyre dhe krijimin më pas të një patologjie tumorale në gji por jo vetëm, dhe në vende të tjera të trupit. Pra, ushqimi është thelbësor, është shumë e rëndësishme.